Sulm me armë në një port në Ekuador, vriten 10 persona

0

GUAYAQUIL- Në zonën bregdetare të Guayaquil, në Ekuador, një sulm i armatosur la të vdekur 10 persona. Sipas mediave të huaja, në vendngjarje u gjetën një pushkë dhe pistoleta të kalibrit 9 milimetra.

Kjo është ngjarja e dytë e dhunshme që është regjistruar në bregdetin e atij vendi gjatë muajit prill. E para ndodhi më 11 prill, kur një grup i armatosur hapi zjarr ndaj peshkatarëve në një port në Esmeraldas. Në atë kohë u vranë 9 persona.

Vala e dhunës ka dëshpëruar ekuadorianët. Autoritetet morën masa ekstreme për t’u përballur me sulmet, rrëmbimet dhe vrasjet, ndaj edhe grupet kriminale të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës do të konsiderohen terroriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu