Sulm me thikë jashtë një stacioni treni/ Humb jetën një person, 2 të plagosur, autori në kërkim

0

Policia në Japoni ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar një person që goditi me thikë tre persona jashtë stacionit të trenit në Nagano këtë mbrëmje.

Një burrë rreth të 40-tave u plagos dhe u dërgua në spital ku dërroi jetë. Një tjetër rreth 30 vjeç është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Një grua ka mbetur e plagosur lehtë, e cila në tentativë për t’i shpëtuar autorit të armatosur është rrëzuar dhe ka goditur kokën.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Kyodo News, autori është rreth 40 vjeç, i hollë dhe i gjatë 1.65-1.75 m. Ai është larguar me vrap dhe po kërkohet nga policia, ndërsa ende i paqartë motivi i sulmit.