Sulm me thikë në një tren në Gjermani, dy të vdekur dhe disa të plagosur

0

Gjermani- Dy persona u vranë sot në një sulm me thikë në një tren në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po flasin për shtatë pasagjerë të cilët u plagosën në sulmin në një tren rajonal që linjës Kiel-Hamburg, dy prej të cilëve nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Policia arriti të arrestojë sulmuesin në stacionin Brokstedt menjëherë pas incidentit të përgjakshëm, tha një zëdhënës i policisë federale.

Sipas informacioneve të BILD, autori mësohet të jetë sirian. Arsyet e sulmit mbeten të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu