Sulm me thikë në Tokio, lëndohen të paktën 15 persona

0

Të paktën 15 persona janë lënduar këtë të dielë si pasojë e një sulmi me thikë dhe një zjarri që ka rënë në një stacion metroje në Tokio të Japonisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarri dyshohet se është ndezur nga i njëjti person i cili ka hedhur lëndë kimike në metro.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar një 20 vjeçar me thikë në dorë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I dyshuari kishte spërkatur vagonin me lëndë djegëse dhe më pas i kishte vënë zjarrin. E policia po tenton të konstatoj nëse lënda djegëse ishte një lloj kimikati.

Incidenti ka ndodhur vetëm dy javë pasi një 45-vjeçar u arrestua, pasi theri me thikë dy burra në stacionin Ueno në Tokio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu