LONDËR– Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të ndodhur në një nga lokalet e natës në Londër. Mediat shkruajnë se një person nga Kurdistani lindor është autori i sulmit në një klub me anëtarë të komunitetit LGBT+. Zaniar Matapur është vënë në pranga, siç edhe shihet nga pamjet e mëposhtme.
I riu nuk është hera e parë që kryen një sulm të tillë ndaj këtij komuniteti. Në adoleshencë ai u dënua me dhjetë muaj burg pas një therje me thikë në një shkollë të mesme. Ndërsa në vitin 2019 është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasjeje.
Shërbimi i Sigurisë Policore, e kishte hetuar Zaniar Matapur vetëm një muaj më parë pas ankesave të bëra ndaj tij, por kishte marrë vendimin se nuk përbënte kërcënim për komunitetin.
“Në maj, PST kreu hetime me autorin e dyshuar në lidhje me faktin se ai kishte treguar interes për deklaratat që perceptohen si shkelje e Islamit. Në këto ‘intervista’ nuk u konsiderua se autori i dyshuar kishte ndonjë qëllim për dhunë,”- tha shefi i këtij shërbimi, Roger Berg tha në një konferencë për shtyp këtë pasdite.