Një tragjedi është ndaluar në kohë nga disa besimtarë pasi një 24-vjeçar tentoi të sulmonte me hanxhar dhe sende të tjera të mprehta njerëzit brenda një xhamije në qytetit kanadez të Misisagua.
Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçari u identifikua si Mohammad Moiz Omar, banor i qytetit i cili me shumë gjasa do të kryente një krim për shkak të urrejtjes.
‘‘Para se të mund të shkaktonte ndonjë dëm, disa prej besimtarëve të guximshëm arritën ta ndalonin”, tha në një postim në Facebook, Qendra Islamike Dar Al-Tawheed, ku ndodhi sulmi. Disa prej besimtarëve pësuan lëndime të lehta, pasi ai përdori ndaj tyre edhe spraj kundër arinjve, tha policia.
“Anëtarë të xhamisë arritën ta neutralizonin deri sa mbërritën efektivët”, tha policia në një deklaratë. Autoritetet konfirmuan se do të shtojnë praninë rreth xhamisë dhe komunitetit, për të ofruar më shumë siguri.
Misisauga është një qytet rreth 25 kilometra në jugperëndim të Tornotos.