Sulm terrorist?! 47 persona të plagosur, policia reagon për ngjarjen tronditëse në Liverpul

0

Policia britanike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Liverpul, ku 47 persona mbetën të plagosur, pasi një makinë u fut mes turmës së tifozëve që po festonin fitoren e titullit kampion nga ekipi i futbollit.

Sipas njoftimit, ngjarja nuk ka të bëjë me një sulm terrorist dhe është cilësuar si një incident i izoluar.

Autori është një 53-vjeçar britanik me origjinë nga Liverpuli, i cili tashmë është arrestuar.

Autori duke drejtuar makinën u gjend mes turmës dhe siç shihet nga pamjet ai nuk ndalon por merr përpara njerëzit.

Ende nuk është zbardhur sfondi i plotë ngjarjes, teksa hetimet vijojnë.