Sulm terrorist në Ministrinë e Jashtme të Afganistanit, raportohet për gjashtë të vdekur

0

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga një shpërthim pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul.

Mediat e huaja raportojnë se sulmi kishte në shënjestër regjimin e talebanëve.

Si pasojë e shpërthimit, shumë persona të tjerë u plagosën ndërsa shpërthimi erdhi në një kohë që punonjësit e qeverisë po largoheshin nga puna e tyre.

Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli sigurie pranë ndërtesës së ministrisë, e cila ndodhet në një rrugë të Kabulit që çon në shumë institucione të rëndësishme qeveritare, objekte dhe disa ambasada të huaja.