Sulmet e vazhdueshme me Izraelin, Irani paralajmëron: Ndërhyrja amerikane do të ishte një ‘recetë për luftë’ të përgjithshme

0

“Ndërhyrja amerikane në konfliktin me Izraelin do të ishte një ‘recetë për luftë’, ka paralajmëruar Irani.

Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei në një intervistë për ‘Al Jazeera’ u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së, ku u përgjigj se “Nuk mendoj se SHBA mund të kontrollojë Izraelin”.
Në lidhje me vendosjen e trupave amerikane në endet fqinje, ministri iranian zgjodhi të mos e komentonte.

Kujtojmë se presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrtonte opsionet që kishte për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme – përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit.
Paralajmërimi i ambasadorit
Një ambasador iranian në OKB tha gjithashtu se vendi i kishte thënë Uashingtonit se do të reagonte me vendosmëri nëse përfshihej drejtpërdrejt në fushatën e Izraelit.
“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm, “, tha Ali Bahreini.