Sulmet terroriste në Rusi lanë të vdekur një prift dhe gjashtë policë, dalin PAMJET e shkëmbimit të zjarrit në kisha dhe sinagoga

0

RUSI- Persona të armatosur filluan një seri sulmesh ndaj kishave ortodokse dhe një sinagoge në Republikën e Dagestanit në Kaukazin rus sot, duke lënë të vdekur një prift dhe gjashtë oficerë policie. Numrin e vdekjeve e konfirmoi Komisioni kundër Terrorizmit i Rusisë dhe policia ruse.

Sulmet ndodhën në Makhachkala, kryeqyteti i Republikës së Dagestanit dhe në qytetin bregdetar Derbent . Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një hetim penal për “akte terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu