Kai Ji Adam Lo, është 30 vjeçari i cili hyri me makinë në një turmë njerëzish në Vankuver të Kanadasë mbrëmjen e të shtunës duke lënë të vrarë të paktën 11 persona ku mes tyre një vajzë 5 vjecare.
Videot tregojnë momentin e ndalimit të autorit nga kalimtarët në vendngjarje dhe më pas arrestimit të tij nga policia.
Prokuroria në Kanada ka ngritur tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë ndaj 30 vjeçarit I cili ishte një emër I njohur për policinë për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor .
Motivet që shtynë autorin të kryente aktin makabër mbeten ende një mister, megjithatë deri më tani është përjashtuar pista se bëhej fjalë pvr një sulm terrorist.
Dhjetëra persona mbetën të plagosur nga sulmi I të shtunës në Festivalin Filipinez në Vankuver, me disa prej tyre që ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet Kanadeze nuk kanë zbuluar identitetin e viktimave të cilët janë nga mosha 5 deri në 65 vjec.
Shefi I Policisë së Vankuverit, Steve Rai e përshkroi sulmin e të shtunës në festivalin ku merrnin pjesë mbi 100 mijë persona si ditvn më të errët në historinë e qytetit.