GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në Magdeburg, ku humbën jetën 11 persona dhe mbi 60 mbetën të plagosur. Scholz ka shprehur mbështetjen për të plagosurit dhe familjet e tyre.
“Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira,” tha Scholz.