Sulmohet autokolona civile në Kharkiv, 24 të vdekur

0

24 persona kanë vdekur, mes tyre 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë pasi forcat ruse bomarbuan një autokolonë të evakuimit të civilëve në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, sipas një zyrtari lokal, shkruajnë mediet.

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov tha se sulmi ndodhi në të ashtuquajturën “zonë gri” midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk.

“Pushtuesit sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga bombardimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”, ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.

Sulmi i raportuar nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë me civilë në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë. Rusia bëri përgjegjëse Ukrainën për sulmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu