Sulmohet me thikë 26-vjeçari. Policia arreston autorin (EMRI)

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një person ka qëlluar me thikë një tjetër në Bulevardin e Ri.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Armando Jakupi 42 vjeç, i cili ka plagosur shtetasin A.Z., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes i kapur nga efektivët e Komisariatit nr.3 dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe sipas policisë plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.’, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu