TURQI – Sulmuesi i Kombçtares kuqezi, Rey Manaj do të largohet nga klubi i tij aktual, në janar, pasi klubi turk i Sivasporit, për të mos e humbur lojtarin me parametra zero, është i interesuar që të përfitojë diçka nga ai në janar.
Në këtë moment, në skenë nuk kanë hyrë klubet e mëdha turke, siç mendohej, por një klub i Bundesligës, Bohumi. Klubi gjerman ka bërë një pjesë të parë të sezonit të tmerrshme, me vetëm 4 pikë pas 14 ndeshjesh dhe problemin kryesor e ka pikërisht më finalizimin, duke shënuar vetëm 11 gola.
Trajneri Ditmar Heking ka kërkuar përforcime dhe sipas informacioneve nga Turqia, emri i sulmuesit Rey Manajt është në listën e dëshirave të tij për pjesën e dytë të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë akordin për të finalizuar këtë transferim shumë interesant për karrierën e sulmuesit shqiptar.