Shumë zhurmë për asgjë në merkaton e dimrit në lidhje me sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, që ishte i preferuari i trajnerit i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Sulmuesi i Juventusit i përshtatej karakteristikave të lojtarit që dëshironte Xavi, por pengesat nga italianët bënë që marrëveshja të mos konkretizohej. Madje, agjenti i sulmuesit foli dhe me Atletico Madrid pa mundur të gjejë një marrëveshje.
Ndërkohë, sipas “Sport”, Morata i ka shfaqur dëshirën e vet Barcelonës për t’iu bashkuar këtij ekipi në merkaton e verës. Morata është i bindur në projektin e Xavit dhe dëshiron të jetë pjesë e tij. Por me blerjen e Aubameyang, Morata nuk preferohet shumë, pavarësisht dëshirës së tij për të luajtur me Barçën.