Rey Manaj ka rënë pre e hajdutëve.
Sulmuesi shqiptar, i cili dje shënoi jo një, por dy gola, duke i dhënë një pikë Barcelonës B ndaj Prat në transfertë (2-2), në Divizionin e dytë në Spanjë, ka mësuar më pas lajmin e keq që në shtëpinë e tij kanë hyrë disa hajdutë.
Në mediat spanjolle ende nuk është raportuar diçka e tillë, por është menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ai cili zbulon gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Veçse tregon se i është vjedhur shtëpia, ai jep edhe detaje të dëmit të bërë. 70 mijë euro cash mungojnë në shtëpinë e Manajt, sikurse edhe tre ora të shtrenjta.