Super aksion i Policisë boshnjake, arrestohen 7 të dyshuar për krime kundër civilëve

0

Policia boshnjake ka kryer ditën e sotme arrestimin e shtatë personave në periudhën e konfliktit më 1992-1995. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e sigurisë vendase, raporton agjencia e lajmeve ‘Associated Press’. Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë. Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje- Hercegovinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu