Super-operacion në Britani dhe Belgjikë, arrestohen 12 vetë, mes tyre shumë shqiptarë

0

Disa burra u arrestuan sot në Bradford si pjesë e një hetimi ndërkombëtar për kontrabandën e migrantëve në Britani të Madhe me anije.

Rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, oficerët e policisë kryen kërkime në pesë adresa në Bradford, Wakefield dhe Grimethorpe.

Një 34-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në Wibsey me dyshimin e hyrjes së paligjshme në Britani të Madhe dhe veprave të drogës dhe një shqiptar 24-vjeçar u arrestua në një adresë në Wakefield me dyshimin e hyrjes së paligjshme në MB.

Rreth 9,000 paund dhe rreth 60 bimë kanabis u kapën gjithashtu në operacion, së bashku me prova të tjera.

Më herët gjatë ditës, si pjesë e të njëjtit hetim, autoritetet belge arrestuan 10 persona dhe sekuestruan një armë, pasi kontrolluan 12 adresa kryesisht në rajonin e Liege.

Arrestimet pasuan një incident më 4 dhjetor të vitit të kaluar kur 14 burra shqiptarë u arrestuan me dyshimin se hynë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme përmes një anijeje që zbarkoi në portin e Southwold.

Zyrtarët e Emigracionit u morën me këtë incident dhe filluan një hetim.

Chris Philp, Ministri për çështjet e Emigracionit, tha: “Këto arrestime u bënë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për një grup të dyshuar të krimit të organizuar të përfshirë në kontrabandë njerëzish. Ne besojmë se arrestimet e bëra sot në Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë do të kenë prishur ndjeshëm aktivitetet e grupit”.

“Kontrabanda me njerëz është një krim i neveritshëm që i trajton migrantët si ngarkesë njerëzore nga të cilat përfitohet. Duke punuar me partnerë brenda dhe jashtë vendit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të çmontuar rrjetet kriminale të përfshira në imigrim të paligjshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu