Artikull nga:Natrin Çoçka
Data 4 nëntor solli rinisjen e kampionatit superior. Bjokoti vendosi diktatin e tij në futbollin shqiptar. Presidentët e klubeve i vendosën disa kërkesa qeverisë shqiptare duke gjetur dhe mbështetjen e FSHF-së dhe presidentit Armand Duka.Kërkesat konsistonin në faljen e taksave për 10 vjet dhe çështja e sponsorizimeve.
Falja e taksave solli dhe ngërçin më të madh duke bërë kështu drejtuesit e klubeve akoma dhe më kokfortë për vazhdimin e bojkotit. Mbledhje të shumta kryheshin në ambientet e FSHF-së. Takime që që nuk sillnin rezultat,por vetëm debate konstruktive.
Presidenti Duka u premtonte drejtuesve të klubeve për një zgjidhje të shpejtë. Këtë ai e bënte duke përsëritur refrenin që fajin për mosfillimin e kampionatit e ka qeveria.Kryeministri Rama kërkonte dialog pa kushte për të arritur në një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët. Dhe kjo u arrit duke u lënë paksa pezull me kushtin që kampionati të niste sa më shpejtë të ishte e mundur.Data 4 nëntor ishte data ku lojtarët e superiores do të zbrisnin në fushë.
Deri më tani janë zhvilluar dy javë ku ka pasur surpriza!Ekipet pretendente si Kukësi dhe Partizani jan mundur. Humbja e Tiranës në javën e dytë solli dhe shkarkimin e trajnerit Egbo.Në këto dy ndeshje të luajtura kreun e tabelës e mban Vllaznia.
Superiorja sapo ka nisur dhe ka akoma shumë ndeshje deri në fund. Një gjë është e garantuar,surprizat do të jenë të shumta.