Superkupa e Italisë/ Hipoteza e shtyrjes? Lega Serie A del me vendimin e fundit

0

“Pavarësisht thashethemeve që janë shfaqur në orët e fundit, Lega Serie A konfirmon se ndeshja e Superkupës mes Interit dhe Juventusit do të luhet më datë 12 janar të vitit 2022, përveç ndonjë ndryshimi nga Këshilli i Lega Serie A.”

Futbolli italian me një shënim zyrtar i jep fund hipotezave të shtyrjes së finales mes dy skuadrave që qarkulluan orët e fundit për shkak të Covid-19. Drejtuesit e Lega Serie A ka pezulluar përkohësisht shitjen e biletave për finalen e Superkupës.

Një vendim që lidhet me dispozitat e reja të qeverisë për Covid-in që ulin kapacitetin e stadiumeve në 50%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu