Superliga / Skëndërbeu befasohet në Korçë nga Laçi!

0

KORCE – Kategoria Superiore vazhdon të dhurojë rezultate befasuese edhe në këtë javë të 17-të. Kështu, pas humbjes së Tiranës përballë Vllaznisë në “Selman Stërmasi”, vjen edhe disfata e Skënderbeut si skuadër pritëse.

Bardhekuqtë u mposhtën në stadiumin “Skënderbeu” nga Laçi me rezultat minimal. Golin që vendosi takimin e shënoi Mjaki në minutën e 12-të.

Laçi me këtë sukses katapultohet në vendin e gjashtë, duke iu afruar zonës play off, me vetëm dy pikë më pak se ekipi korçar, ndërsa në vendin e katërt mbetet Vllaznia.

Një javë para mbylljes së fazës së dytë ka një ngjeshje në renditjen e përgjithshme, që e bën të paparashikueshme ecurinë e kampionatit në gjysmën e dytë të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu