Dashi
Dita e enjte është një ditë e veçantë për shkak të treshes Hënë-Venus-Jupiter. Ju mund të dëshironi të bëni shumë gjëra së bashku por në të njëjtën kohë, të ndiheni të shqetësuar… Lajmet e mira mund të vijnë së shpejti. Ditë e mirë për qëllime të reja.
Demi
Projektet e planifikuara ju kanë shkuar mirë dhe jeni afër objektivt që i keni vënë vetës. Mos i ngadalësoni punimet, rrini të vendosur, sado të lodhur që jeni. Dikujt mund t’i duhet të rishikojë disa çështje ose llogari biznesi.
Binjakët
Duhet të vazhdoni muajin shkurt me ide të qarta, gjithçka varet nga mosha juaj dhe nëse jeni student, punonjës, sipërmarrës apo diçka tjetër. Tranziti i Saturnit në këtë shenjë do të vendosë rregulla të reja në stilin e jetesës ndërkohë që ka ende pak pasiguri për ndjenjat.
Gaforrja
Ka shumë trazira, rrallë jeni ndjerë kështu në jetën tuaj, megjithatë është ditë kthese për gjithçka në dashuri dhe familje. Në marrëdhëniet e punës do të ketë nevojë për shumë kujdes pasi dikush po i merr gjërat paksa shumë seriozisht dhe po mundohet të prishë gjithçka…
Luani
Duhet të parandaloni më shumë sesa të mendoni… Gjatë ditës së enjte do të jeni të pavendosur për ndryshimet, kërkoni mendimin e të tjerëve për të vendosur. Dikush pomendon për t’ju surprizuar, do t’ju ofrojë diçka dhe do t’ju ndihmojë.
Virgjëresha
Prej ditësh keni luftuar për të marrë diçka për familjen tuaj, shikoni se çfarë keni ende për të bërë dhe fokusohuni në këtë. Jeni të shqetësuar për shëndetin e një anëtari të familjes. Gjithçka përfundon në dashuri, por mos u shqetësoni.
Peshorja
Miqësia vlen më shumë se ari… Kujdesuni për miqtë. Një ngjarje do të sjellë vështirësi në jetën tuaj, duhet ta zgjidhni së shpejti. Dikush po ju kërkon për t’ju dhënë diçka.
Akrepi
Mos i nxitoni gjërat, merrni kohë për të luajtur me të vërtetë të sigurt. Gjërat nuk kanë asnjë vlerë nëse ai/ajo dikush i veçantë nuk është atje… Kujdes nga problemet me të rinjtë. Jeni të mërzitur nga dikush që arrin në shtëpinë tuaj, jini të durueshëm.
Shigjetari
Kujdes nga sulmet, kritikat, shpifjet… Shmangni njerëzit që flasin shumë. Është koha për të pranuar diçka që ju është ofruar shumë kohë më parë, trajtoni veten më mirë. Nëse keni pasur një debat, faleni dhe vazhdoni.
Bricjapi
Ju pëlqejnë më shumë veprimet sesa fjalët, gjatë ditës së entje do të merrni një dhuratë nga dikush i veçantë. Mendja juaj do të jetë aktive, efektive dhe e aftë për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta. Ajo që duhet të mbani nën kontroll janë fjalët.
Ujori
Ju pret një ditë e favorshme, veçanërisht për dashurinë. Ide të reja dhe iluzione për të jetuar. Për sa i përket punës, do të përfshiheni veçanërisht në një projekt që ju pëlqen, që ju intereson. Jini të sinqertë me dikë që njihni
Peshqit
Më 23 shkurt do të duhet kujdes. Jeni të angazhuar në aktivitete të ndryshme dhe ka ardhur koha që t’i kushtoni kohë familjes. Ndoshta mund të organizoni një vizitë të papritur…