Surpriza për Beniadën/ I vjen i gjithë fisi dhe Sinan Hoxha

0

Beniada ka marrë mbrëmjen e sotme një surprizë që siç duket e emocionoi shumë.

Në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, të ulur në një tavolinë për të darkuar kishte ardhur i gjithë fisi, ndërkohë që më vonë prezent ka qenë dhe babai i modeles.

“Je dielli im, je drita e syve të mi.”- tha babi i Beniadës, teksa janë përqafuar dhe janë përlotur.

Ndërkohë që i pranishëm ka qenë dhe këngëtari Sinan Hoxha, i cili ka ndezur atmosferën në shtëpi.

Duke se kjo finale e mbushur me surpriza do të jetë e paharrueshme për të gjithë finalistët.