Surprizë, Mourinho viziton qendrën e Caritas-it në Romë, natën e Vitit të Ri

0

Vizitë surprizë në natën e ndërrimit të viteve për të pastrehët e sistemuar në qendrën “Don Luigi Di Liegro”, pranë stacionit Termini në Romë.

Trajneri i verdhekuqve, José Mourinho, së bashku me stafin teknik, takuan njerëzit që ishin në këtë strukturë dhe u sollën dhurata për urimin e Vitit të Ri. Kjo është bërë e ditur nga Caritas Rome.

“Gëzuar Vitin e Ri dhe gëzuar 2022 për të gjithë. Por ju lutem, mos bëni sikur nuk e dini, mos harroni realitetin, mos i harroni ata! Ata ekzistojnë, janë kudo dhe kanë nevojë për ju! Ata kanë nevojë për ne të gjithë! Faleminderit Caritas-it të Romës për punën e pabesueshme të bërë”,- ka shkruar Mou.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu