Surprizë romantike për Adrola Dushin, ja kush fshihet pas saj

0

Modelja e njohur Adrola Dushi ka postuar në Instagram një foto në të cilën shihet me një tufë trëndafilash të kuq në duar dhe duket se ndodhet në një vend buzë detit.

Mesa duket dikush ka përgatitur një surprizë speciale për modelen dhe të gjithë mendojnë se pas kësaj surprize fshihet Capital T.

Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre. Megjithëse janë përpjekur ta mohojnë lidhjen e re, faktet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar.

Disa herë ata janë arratisur bashkë për pushime, por asnjëherë nuk kanë publikuar foto me njëri-tjetrin. Megjithatë detajet nëpër fotot personale kanë zbuluar se ata kanë qenë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk preferojnë lidhjen ta bëjnë publike.

Romanca mes tyre vazhdon dhe ata duket se po jetojnë ditët më të lumtura me njëri-tjetrin. Së fundmi, Adrola ka publikuar në Instagram një foto përmes së cilës ka treguar se ka marrë një surprizë shumë romantike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu