Publicisti kosovar Veton Surroi ka treguar me anë të një psortimi në rrjetet scoiale se si i kishte kërkuar ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, të lironte të burgosurit politikë kosovarë që mbaheshin në burgjet e Serbisë.
Ai thotë se Powell bëri të mundur që të gjithë të burgosurit të ktheheshin në shtëpitë e tyre, mes të cilëve ishte edhe kryeministri i sotëm i Kosovës, Albin Kurti.
Kujtojmë se ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare për shkak të komplikacioneve të koronavirusit.
I kërkova Sekretarit Powell në 2001 të ndihmonte me pengjet kosovare dhe të burgosurit politikë të marrë nga Serbia në luftën e vitit 1999. SHBA e bëri atë një çështje në marrëdhëniet me Serbinë. Të gjithë të burgosurit u kthyen në shtëpi, përfshirë kryeministrin aktual Kurti. Faleminderit të madh përsëri Gjeneral dhe U Prehsh në Paqe”, shkruan Surroi.