“Ta tregoj unë pse humbi PD….”, sherr mes Mark Markut e Bollinos

0

Deputeti Mark Marku ka vazhduar sherrin me gazetarin Carlo Bollino në emisionin OPEN në Top Channel. Të dy kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri tjetrit, ndërsa Bolino e cilësoi Markun si të shitur ndaj një force politike, por prej vitesh shitej si analist i pavarur.
Marku e sulmoi gazetarin, duke e quajtur komunist të Enver Hoxhës, ndërsa debati mes tyre vijoi më tej për atë se çfarë ndodhi më 25 prill.

Bollino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Bollino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.

Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Bollino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Bollino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Bollino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu