Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika u solidarizua me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pas u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve duke u dënuar me 3.4 vite burg. Në një mesazh në Facebook, Gjika shkruan se priste që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe ta takonte nga pranë. Por, edhe pse ky i fundit duhet të vuajë dënimin në burg, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës premton se do ta presë sërish Tahirin për ta takuar. Ai e inkurajon të mësohet me sprovën e radhës.
POSTIMI I SHPëTIM GJIKëS:
I dashur Saimir!
Edhe pse sot,duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë!
Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!
Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!