Takim vëllazëror me Haradinajn, Meta: ‘Procesi i Berlinit’, mundësi e shkëlqyer

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh tejet i gëzuar pas takimit në Prishtinë me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si ndërtimin e linjës hekurudhore midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe shprehën urime për festat e Nëntorit.

Mbi të gjitha, Meta i dha rëndësi “Proçesit të Berlinit”, iniciativë e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar në vitet e ardhshme me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

POSTIMI I ILIR METËS

I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.
Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.
Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu