Takimi 45 minutësh me Blinken, Rama tregon se çfarë u diskutua

0

Pjesë nga intervista e kryeministrit pas takimit me Blinken

Rama: Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit dhe marrëdhëniet bilaterale, rajonin dhe në terësi besoj prekëm të gjitha temat e rëndësishme në këtë marrëdhënie.

-Për cfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?

RamaËshtë një proces i njohur kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një ose disa dosje, SHBA na e propozoi ne dhe e pranuam me kënaqësi.

-A do të paraqisë një resolute për cështjen e Ukrainës?

Rama:Kjo nuk është vetëm çështje e jona por e gjithë botës, jemi krah SHBA dhe vendimarrja u takon atyre.

A ka qytetarë shqiptarë atje dhe a janë larguar?
Rama: Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat, kemi dhe qytetarë që janë me misionin e OSBE-së që duhet të qëndrojnë atje.

Jeni në pushtet prej 9 vitesh, por ende ka korrupsion pse administrate nuk ka qenë e suksesshme?

Rama: Lufta kundër korrupsionit është një luftë që e ka atakuar në mënyrën e duhur, jemi angazhduar të udhëheqim reformën e drejtësi dhe të transformojë sektorinn e shërbimeve.
Është modernizim lufta ndaj korrupsionit, kërkon kohën dhe durimin e vet.

Sipas organizatave ndërkombëtare, vendi ynë ka bërë pak përparim, me dy pikë thuajse në vendqëndro, pse ndodh kjo?

RAMA: Është e bazuar në metodologji të ndryshme, nuk i mar të mirëqena të gjitha indekset që publikohen. I marr me rezervë, nuk dua të vë hyje dyshimi por nuk i marr raporttet të mirëqena 100%. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve nga metodologji të dala kohe.

Këto ditë po kryhen dy hetime, një nga SPAK dhe inceneratorëve. Pse në Shqipëri nuk kapen para këto shkelje nga këto struktura, por shkohet deri në dhënien e kontratave?

Rama: Unë nuk kam si përgjigjem për këtë, besoj që janë të ndara, një proces që është kurorëzuar me vepra në shërbim të qyteterave dhe paralelisht veprimet e individëve të caktuar. I takon Prokurorisë Speciale të evidentojë faktet, jo bazuar në llafe dhe spekulime. Si ditën e parë dhe sot këto janë vepra të dobishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu