Takimi i bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Musk në një linjë me Vance dhe Trump: Zgjedhjet e Zelenskyy janë të pashpirt dhe çnjerëzore

0

SHBA- Miliarderi Elon Musk, njëkohësisht anëtar i administratës Trump, nuk ka devijuar nga linja e deklaratave të presidentit amerikan dhe zëvendëspresidentit për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas takimit në Shtëpinëe Bardhë.

Bazuar në atë që ai kishte argumentuar dy vjet më parë, Musk përmes një postimi në “X” akuzoi Zelenskyn për një qëndrim “të pashpirt” dhe “çnjerëzor”.

“Dy vjet më parë thashë se Ukraina ose duhet të kërkojë paqe ose të pësojë humbje të konsiderueshme jetësh pa asnjë përfitim. E dyta ishte zgjedhja e Zelensky. Tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është e pashpirt dhe çnjerëzore”, shkruan Musk në postimin e tij në X.