Takimi Kurti-Von der Leyen/Diskutuan Integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës.

Albin Kurti e njoftoi presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.

“Kryeministri Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Albin Kurti i shprehu Von der Leyen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin e vendit. Në këtë takim biseda është fokusuar në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë për liberalizim të vizave dhe bashkëpunim në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu