SPANJE – Premtimi u mbajt. Pas fitores sensacionale të Barcelonës ndaj Real Madridit në javën e 35-të të La Ligës (4-3), Lamine Yamal dhe ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, u takuan në stadiumin Montjuic.
E gjitha filloi pas eliminimit të Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, në San Siro, pas performancës mbresëlënëse të treguar nga diamanti i rritur në La Masia.
“Do të vij ta shikoj ndeshjen. A mund ta ruash fanelën për djalin tim, të lutem?”, ishte mesazhi i Titi Henryt për lojtarin 17-vjeçar të Blaugranave.
“Do të ta jap timen dhe ti më jep tënden”, ishte propozimi për shkëmbimin e fanelave midis lojtarit të lindur në vitin 2007 dhe komentatorit aktual të CBS Sport, Golazo. “Barça, Arsenal… çfarëdo që të dëshironi”, theksoi Yamal.
Sapo u tha, sa u bë. Një përballje magjike pas ‘El Clasicos’ dhe ’14’-shit të Henryt me Yamalin, i cili i jep ’19’-shit të tij Blaugrana.
Me një përkushtim të ndërsjellë: “Për legjendën, “vrasësin” Henry. Je një gjeni”, firmosi spanjoli nga Rocafonda. “Për Lamine, me gjithë zemër, ti je një gjeni”, u përgjigj francezi 47-vjeçar.
Një përqafim, mirëkuptim dhe buzëqeshje, si dhe disa fjalë të shkëmbyera midis të dyve. Një kombinim i talenteve të kaluarës dhe të tashëm, dy yjet pozuan krah për krah për të përjetësuar momentin me fanelat në duar.
Henry luajti për Barcën midis viteve 2007 dhe 2010, pasi shpërtheu në Premier League me Arsenalin.