Takimi me ambasadorët, Basha: Ishte për të djeshmen, të sotmen dhe për të ardhmen

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se takimi i zhvilluar me ambasdorët në selinë blu, kishte fokus të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen. Kështu deklaroi kryedemokrati përballë gazetarëve jashtë selisë së PD-së.

‘Takimi i sotëm ishte për të djeshmen për të sotmen dhe për të ardhmen’– tha Basha.

Ditën e sotme, gjashtë ambasadorë të akredituar në Shqipëri zhvilluan një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadorja Yui Kim, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci, ishin të pranishëm në këtë takim.

Këto takime erdhi një ditë pas rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjë që ka qenë edhe tema kryesore e këtij takimi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu