Presidenti Ilir Meta kërkon dialog në konfliktin Rusi-Ukrainë. Kështu u shpreh kreu i shtetit pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë.
‘Popull europian që ka dhënë shumë për lirinë e Europës, sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur shtetin e tyre dhe dinjitetin e tyre dhe vlerat më të mira. Ndaj jemi në krah të Ukrainës, jemi për të shprehur dhe një herë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e amrëve paqësore dhe të ndalimit të luftës por njëkohësisht ne besojme se vetëm rruga e dialogut nga pozitat e barabarta është zgjidhja për këtë situatë. Përpjekjet tona si një vend anëtar i NATOS dhe që synon të anëtarësohet në BE kanë qënë të qarta dhe në linjë të plotë me NATO dhe me BE.





