Kreu i KQZ ilirjan Celibashi ka zbardhur takimin me shefene misiinit të OSBE/ ODIHR. Celibashi theksin se i ka garantuar Glover, transparencën e plote të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.
Sakaq ambasadorja Glover, vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.
Postimi në facebook:
Mikpritëm sot në KQZ Shqiperi, Shefen e Misionit të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, si edhe sfidat e deritanishme.
Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.