Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.
Meta me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se AADF ka investuar ndër vite në zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata. Ai është I bindur për investimet serioze në Shqipëri, duke shpresuar se do të ndihmojnë në krijimin e shumë hapësirave për punësimin e të rinjve.
“Prita me kënaqësi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z. Michael Granoff. E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata. Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital. Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të “start-up” – eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri,”- shkruan Meta.
(f.i/dosja.al)