GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ditën e sotme ka mbajtur një konference për media së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Konferenca u mbajt pas një takimi që kanë pasur Scholz dhe Vuçiç ndërsa kancelari gjerman ka theksuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.
Ai më tej shtoi se në rajon duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe se BE-ja është duke punuar që të ua ofrojë mbështetjen të dyja palëve. Sipas tij Vuçiç po punon në mënyrë aktive në atë proces dhe se ata do të japim sa më shumë mbështetje sepse bëhet fjalë për reforma për përmirësimin e shtetit ligjor.
“Duhet të merren parasysh shumë gjëra dhe presidenti po punon në mënyrë aktive në atë proces dhe ne do të japim sa më shumë mbështetje sepse bëhet fjalë për reforma për përmirësimin e shtetit ligjor, lirinë e mediave etj. Natyrisht, është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore, para së gjithash, ne po punojmë për këtë ne ofrojmë mbështetje për të dyja palët. Ekziston një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe duhet të zbatohet”, ka thënë Scholz.