Taksia përplaset me dy makina të tjera në Tiranë

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në kryeqytet, pranë rrethit të Selitës në autostradë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një automjet tip “Mercedes Benz” u përplas me një taksi tip “Volkswagen” ku ndodheshin edhe fëmijë, dhe midis tyre një makinë tjetër tip “Fiat”.

Nga aksidenti nuk ka të plagosur, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje janë nisur forcat e policisë dhe ambulanca për të kryer hetimet dhe ofruar ndihmën e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu