Taksisti 50-vjeçar tenton vajzën shqiptare në Itali. Por ja çfarë ndodh

0

Një burrë 50 vjeç, që punonte taksist, u arrestua për sulm seksual ndaj një vajze 19-vjeçare ditën e djeshme në Trezzano sul Naviglio të Italisë.

Burri, i arrestuar nga karabinierët besohet të jetë përgjegjës për krimin e dhunës seksuale, të kryer ndaj një vajze shqiptare të pastrehë, hyrja e së cilës në Itali daton nga prilli i këtij viti.

Vajza, rreth 19 vjeç, ishte duke ecur në autostradën 494 Vigevanese për të arritur në stacionin e autobusit dhe të kthehej në shtëpi.

Taksisti u vetofrua që ta çonte atë në shtëpi, ndërkohë që ishte nën efektin e alkoolit.

Pasi përshkoi njëfarë rruge, ai filloi ta ngacmonte seksualisht vajzën, madje edhe duke e goditur, me qëllim që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Viktima e kundërshtoi vazhdimisht, duke arritur të shpëtonte në rrugët fqinje dhe të kërkonte ndihmë.

Policia, e cila ndërhyri menjëherë, rindërtoi dinamikën e ngjarjes me ndihmën e disa dëshmitarëve, duke arritur të identifikonte autorin, i cili u gjurmua dhe u arrestua në shtëpinë e tij.

Viktima shkoi në spital për trajtimin e duhur, ndërsa taksisti u shoqërua në burgun e rrethit San Vittore në Milano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu