Taksisti shqiptar sulmon seksualisht klienten, arrestohet nga policia

0

Një rast i rëndë agresioni seksual ka ndodhur në qytetin e Vushtrisë në Kosovë. Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga taksisti, të cilin ajo e kishte marrë për të udhëtuar drejt një destinacioni të caktuar.

Rasti është regjistruar mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:30. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia e Kosovës ka bërë ndalimin e taksistit në fjalë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu