Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, janë liruar nga një burg në periferi të Kabulit. Lirimi i tyre, vjen një ditë pasi luftëtarët talebanë morën pushtetin dhe u futën në pallatin presidencial në Kabul.
Trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve herët të dielën. Baza përfshin dhe burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur. Ai ëhstë më i madhi në Afganistan dhe i njohur për kushtet e tij të këqija.
Blloku i qelive të sigurisë maksimale mbante anëtarë të Al Kaedës dhe talebanëve.
Pamjet e publikuara nga një agjenci “e pavarur” afgane e lajmeve, e cila mbështet talebanët, duket se tregojnë militantët që i lënë të burgosurit jashtë. Në videon e mëposhtme, shihen të burgosurit që dalin nga rrethimi me çanta dhe sende personale në shpinë.
Ndërkohë, pas lirimit të të burgosurve, zyrtarët amerikanë janë vënë në lëvizje pasi këta të dënuar që tashmë janë nxjerr nga qelitë, nga talebanët, mund të përbëjnë një kërcënim serioz edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veç vendit të tyre.