Talenti anglez mbyll të gjitha dyert/E shoh veten vetëm te City

0

Phil Foden  një nga talentet më të mëdhenj të botës dhe është shndërruar shumë shpejt në një titullar te City. Ai është vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të kapë shifrën e 100 ndeshjeve me The Cityzens.

Si një nga më të mirët në Europë, Foden është dëshirë e të gjithë gjigantëve të tjerë, por ai i mbyll të gjitha dyert me deklaratën e dhënë së fundmi.

“E shoh veten vetëm duke luajtur me Manchester City, duke pasur parasysh sa i kam mbështetur gjatë fëmijërisë. Të ndihmon gjithmonë fakti që luan me klubin që je tifoz.

Kur isha i vogël e kisha ëndërr të  luaja për klubin, kështu që kurrë nuk kam menduar se do arrija 100 ndeshje kaq shpejt”, u shpreh Foden.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu