Talibanët përdhunuan homoseksualin, aktivistja: Do të marrin me forcë edhe vajzat 12-vjeçare…

0

Një burrë homoseksual është përdhunuar dhe rrahur nga talebanët. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është joshur nga dy luftëtarë talebanë, që i premtuan se do e bënin mik dhe do e largonin të sigurt nga Kabuli.

Por nuk rezultoi kështu. Ata nisën ta përdhunonin burrin e ta rrihnin, duke e lënë të gjallë, por të traumatizuar nga ajo që ndodhi, shkruan Daily Mail. Talebanët këto skena i kanë të zakonshme. Ata akuzohen se kanë marrë me forcë vajzat 12-vjeçare për t’i mbajtur si skllave seksi. Lajmi i përdhunimit është zbuluar nga një aktiviste afgane, e cila është shprehur:

“Ata gënjejnë. Talibanët nuk kanë ndryshuar, sepse ideologjia e tyre nuk ka ndryshuar. Miqtë e mi në Afganistan janë të frikësuar, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, kështu që ata thjesht po përpiqen të fshihen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu