Ballina POLITIKE “Talleni me çmimin e energjisë”/ Rama – komentuesit: Deviza jonë nuk lëviz,...

“Talleni me çmimin e energjisë”/ Rama – komentuesit: Deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak..

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një video-mesazhi, ku i jep përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, ai zgjodhi të replikonte me një emigrant shqiptar në Greqi, duke thënë se çmimi i energjisë në Shqipëri është ulur krahasur dhe me vendin ku ai jeton. Rama ka theksuar se nuk po tallen me çmimin e energjisë, pasi deviza nuk lëviz, dhe kush fiton më pak, do paguaj më pak.

“ATA QË KANË SHPENZIME MË TË MËDHA DO PAGUAJNË DHE MË SHUMË SE TË TJERËT. PRANDAJ DHE DEVIZA JONË NUK LËVIZ, KUSH FITON MË PAK, DO PAGUAJ MË PAK. KUSH FITON MË SHUMË, DO PAGUAJ MË SHUMË, PATJETËR QË DO PAGUAJ MË SHUMË”, KA MBYLLUR VIDEOMESAZHIN E TIJ KRYEMINISTRI RAMA.