Tapë në timon, arrestohet shoferi i kryebashkiakut të Pukës (EMRI)

0

TIRANË- Policia ka arrestuar shoferin e Bashkisë së Pukës, Sokol Frroku. Ky i fundit është ndaluar nga Policia e Vorës, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ai është ndaluar dhe i është bërë edhe testi i alkoolit, dhe ka rezultuar se ishte i dehur. Frroku, i cili ishte në gjendje të dehur, ka kundërshtuar patrullën e policisë, duke tentuar që të ikë, ndërsa është vënë në pranga.

Frroku është shofer i kryetarit të Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj. Pritet që në orët në vijim policia të dalë me një informacion zyrtar për këtë arrestim.