Tatimet zbulojnë shkelje në sektorin e karburanteve në Elbasan

0

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur një seri kontrollesh në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të një plani të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Aksioni i parë është zhvilluar në Elbasan, ku janë kontrolluar dy subjekte tregtimi karburanti. Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi që rregullon aktivitetin në tregun e hidrokarbureve.

Sipas institucioneve përgjegjëse, kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit, me fokus luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Administrata Tatimore dhe ajo Doganore theksojnë se këto aksione synojnë rritjen e transparencës në treg, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në sektorin e hidrokarbureve.