Tatuazhi në këmbë e ‘nxorri zbuluar’/ Mbrojtësi i Manchester City urinon në murin e jashtëm të hotelit

0

Kyle Walker kapet në flagrancë. Mbrojtësi i Manchester City-t u njoh nga disa tifozë teksa po kryente nevojat personale në murin e jashtëm të një hoteli. Të ftuarit, të tmerruar, shtuan gjithashtu se futbollisti shikoi fshehurazi përreth para se të vishte xhupin dhe kapuçin.

Një banor, i cili është gjithashtu një tifoz i rivalëve të Manchester United, njohu tatuazhet në këmbët e Walkerit kur mbrojtësi anglez u shfaq në ‘The Bridge’ në Prestbury, Cheshire rreth orës 15:25. Një tjetër ka rrëfyer kështu atë që ndodhi në tabloidin ‘ ‘The Sun’.

“Sapo kisha ardhur për të ngrënë me familjen time dhe befas po shikoj Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke urinuar pas një muri. Ishte diçka e keqe. Para se ta bënte këtë, ai pa përreth për të parë nëse ishte dikush aty. Walker nuk ishte në ndeshjen e fundit kundër Liverpool, përballje e vlefshme për FA Cup për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu