Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aleancën që u krijua mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Nga fshati Bubullimë ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së në këtë njësi administrative për zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla e cilëson këtë aleancë si një thes anti-amerikan.
“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyr në të dhe Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes anti-amerikan i cili nuk i hyn në punë askujt. Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka egzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri, egzistoi dhe në 25 prill por thjesht dhe vetëm kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më i ngushtë i Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa, që vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e “Rrugës së Kombit”, pastaj “Gërdeci”, pastaj “Vrasjet në Bulevard” të 4 vëllezërve tanë protestues, “Shitja e Detit” në marrveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lartë dhe Luli firmoste poshtë dhe të gjitha,” deklaroi Taulant Balla.
Gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e PS-së, Balla në cilësinë e drejtuesit politik për qarkun e Fierit, ka prezantuar kandidaturën e socialistëve për Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.
Ai u shpreh se eksperienca 16-vjeçare në administratën vendore është arma më e fortë e Eriselda Sefës, të cilat sipas tij, do ta ndihmojnë për të çuar përpara projektet transformuese që kane nisur në Bashkinë Lushnje.
“Na duhet votëbesimi juaj për të vazhduar disa punë të rëndësishme, për të filluar një pjesë që ende si kemi filluar që lidhen me këtë Njësi dhe me Lushnjen. Ne kemi Edi Ramën në krye të qeverisë dhe në 2025 nëse ne kemi punuar mirë do të vijmë për të kërkuar mbështetjen tuaj por sot duhet mbështetja juaj për Eriselda Sefën në krye të Bashkisë Lushnje. Eriselda është një vajzë, një grua, një motër, një nënë e kësaj zone, e cila 16-vite ka mësuar artin e qeverisjes vendore, duke mësuar shumë nga problemet e trashëguar andër vite, për të mësuar se si ti riparojë ato. Ka punuar me projektet e Bashkimit Europian, projektet e donatorëve të tjerë ku kushti themelor që ata kanë është transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Të gjitha këto veti të mira dhe eksperienca të mira e bën atë, e bën Edi Ramën e bën kryesinë e PS, na bën ne që të mendojmë që tashmëmë në fund kemi gjetur ilaçin e duhur, zgjedhjen më të mirë për në krye të bashkisë. Siç e thotë Edi Rama shpesh po do të bësh punë të mira, sigurisht gratë janë aty për të qeverisur mirë, u shpreh Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla u ndal edhe tek aleanca mes Berishës dhe LSI për zgjedhjet e 6 marsit duke e konsideruar atë një thes anti-amerikan, duke shtuar se edhe Basha është bashkë me ta duke qënë se ka qënë bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës.